Maqedoni

Incidenti në Kuvend, Xhaferi: Ademi u provokua nga opozita

29.06.2022 13:53

Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk arsyeton incidentin në komisionin parlamentar për Çështje Europiane...

Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk arsyeton incidentin në komisionin parlamentar për Çështje Europiane, por mbron kryetarin e komisionit, deputetin Arbër Ademi. Në takimin me gazetarët Xhaferi tha se Ademi ka qenë i provokuar nga opozita dhe situata ka përshkallëzuar me hedhjen e objekteve. Kryeparlamentari zhvishet nga përgjegjësia për kërkim të llogarisë nga deputetët.
 
“Nuk arsyetoj një veprim të tillë, por unë si kryetar i kuvendit nuk kam kompetenca të ndikoj dhe ndërhyj. Kryetari i komisionit është kompetent për rendin në seancën e komisionit, ndërkaq sigurimi nuk mund të ndërhyjë përderisa nuk thiret. Video regjistrimi duhet të shikohet në tërësi, ku Arbër Ademi ka qenë i provokuar, qoftë me ofendime personale. Nuk është në rregull që i gjith faji të bie mbi Ademin. Unë nuk mund që t’i lidh deputetët, ose t’i burgos që mos të dalin para foltores”, është shprehur Xhaferi.
 
Mbyllet debati në KÇE, vazhdojnë përplasjet midis partive politike
 
Në komisionin për çështje europiane për dy ditë rradhazi deri në mesnatën e së martës ka vijuar atmosferë e tensionuar. Përplasjet gjatë ditës janë zhvendosur edhe në seancën plenare. Nga VMRO – DPMNE kanë kritikuar mënyrën e funksionimit të kuvendit duke I’u referuar edhe ngjarjeve në komisionin për çështje europiane. Nga partija e Mickovskit skeptik se a do të duhet të punojnë në ndryshimin e rregullores.
 
“Para gjashtë muajve komisione të caktuara kanë funksionuar në një mënyrë ndërkaq tani kur diçka duhet të shtyhet në derë të vogël, po tentohet që të shkurtohet transparenca dhe mundësia për diskutim të deputetëve, të kufizohen dhe në komisione t’iu jepet fjala kordinatorëve të cilët nuk janë anëtarë të atij komisioni, ndërkaq vetë anëtarëve të mos u jepet e drejta e proceduraleve.”, tha Nikolla Micevski nga VMRO – DPMNE.
 
Nga LSDM konsiderojnë se defektet e funksionimit të kuvendit kanë gjenezën nga mënyra e miratimit të rregullores në vitin 2013-të, pa LSDM-në atëherë në opozitë.
 
“Keni miratuar rregullore që nuk e ka miratuar asnjë parlament demokratik, vetë me opozitën jashtë, dhe tani thoni se kjo që ndodh me këtë rregullore nuk është mirë. Andaj duhet të vazhdojë procesi Zhan Mone që t’i saktësojmë të gjitha punët. Nga 30 vërejtjet për opozitën, 24 ishin propozime tona të cilat tani do të duhet të përfshihen në rregullore që kuvendi të funksionojë më mirë.”, tha Jovan Mitreski nga LSDM.
 
Nga BDI e vlerësojnë të mbyllur debatin për ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune në komisionin për çështje europiane, pas skadimit të dy ditëve të parapara për debat në këtë trup punues. Pas bllokimit të punës së këtij komisioni, nga 388 amendamente u shqyrtuan vetëm dy.
 
MERALE ISMAILI