Botë

Rusët vijojnë revanshin, 1/3 e trupave ukrainase në Lysychansk dorëzohen

29.06.2022 14:19

Nuk ka të ndaluar revanshi i forcave ruse në rajonin e Luhanskut....

Nuk ka të ndaluar revanshi i forcave ruse në rajonin e Luhanskut. Pas kontrollit të Severotonetsk, trupat ruse tashmë kanë larguar vendasit dhe nga rrethinat e Lysychansk.
 
Sipas ambasadorit të Republikës Popullore të Luhanskut në Rusi, Rodion Miroshnik, një e treta e ushtarëve ukrainas në Lysychansk tashmë është dorëzuar.
 
“Tani ka ende përleshje aktive në periferi të Lysychansk, sipas të dhënave të fundit me shumë viktima dhe janë duke u zhvilluar veprime të përgjakshme. Dhe për fat të keq, unë nuk i kam ende numrat, por tashmë ka raporte se shumë ushtarakë janë dorëzuar.”, tha Miroshnik.