Maqedoni
KSI: Ka rritje të rasteve Covid, ndjekim situatën
29.06.2022 14:52
Komisioni për Sëmundjet Infektive konstatoi se ka mbi 60 përqind rritje të numrit të rasteve pozitive me Covid-19...

Komisioni për Sëmundjet Infektive konstatoi se ka mbi 60 përqind rritje të numrit të rasteve pozitive me Covid-19 krahasuar me javën e kaluar, por nuk ka rritje të numrit të hospitalizimeve. Aktualisht janë të hospitalizuar 10 pacient me Kovid-19 dhe nuk ka rritje të numrit të fataliteteve.
Në 24 orët e fundit nga 1261 analiza, janë regjistruar 148 raste të reja me Covid-19, mes tyre 40 ri-infektime. Janë regjistruar 45 pacientë të shëruar. Për fat të mirë nuk ka asnjë fatalitet Kovid në këto 24 orë por nga Termini im, ka një rast të regjistruar vdekje me diagnozë Covid-19, një 84 vjeçar nga Shkupi që ka ndërruar jetë më 27 qershor në spital. Numri i rasteve aktive në vend është aktualisht 750.
Nga Komisioni thonë se po e përcjellin gjendjen dhe varësisht nga ndryshimet do të sjellin masa adekuate. Autoritetet shëndetësore rikujtojnë në mbajtjen e maskave në institucionet shëndetësore, Institucionet përkujdesëse, nëpër barnatore dhe në transportin publik. Gjithashtu rekomandohen qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm, të mbrojnë për shëndetin e tyre dhe atë publik dhe të zbatojnë masat e përgjithsme mbrojtëse si maskë mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe larja më e shpeshtë e duarve.
Edhe në vendin tonë por edhe në nivel europian ëshët vërejtur rritje e numrit me Covid-19, me llojet e reja të omikronit janë me infektuese dhe e anashkalojnë imunitetin e fituar. Sipas mjekëve ende nuk mundet të parashikohet se si do të zhvillohet situata.
VLORA LATIFI TOPOJANI
