Maqedoni

Marrëveshja mes RMV-së dhe Bullgarisë, Kacarska: Tejkalimi i dallimeve tani, një mrekulli

29.06.2022 15:01

Vetëm një ditë para përfundimit të presidencës franceze do të ishte mrekulli të tejkalohen dallimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë...

Vetëm një ditë para përfundimit të presidencës franceze do të ishte mrekulli të tejkalohen dallimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në lidhje me propozimin e Francës për heqjen e vetos dhe zhbllokimin e integrimeve evropiane të vendit, deklaroi drejtoresha në Institutin për Politikë Evropiane, Simonida Kacarska, megjithatë sipas saj kjo mbetet përgjegjësi e udhëheqjes politike.
 
“Është shumë e vështirë për mua të shoh se brenda një dite do të jemi në gjendje të bëjmë një përparim kyç në atë që ju e quani "afrimin" e dallimeve për shkak të dokumenteve që u miratuan në Parlamentin bullgar dhe vijave tona të kuqe. Pres që presidenca çeke ta marrë përsipër këtë nëse nuk shohim ndonjë mrekulli deri nesër, por ndoshta me më pak intensitet se sa bëri presidenca franceze. Republika Çeke, mendoj se fokusin primar do ta ketë te Ukraina, siç e dimë, edhe samiti që duhej të ishte për Ballkanin Perëndimor, nga njoftimet e fundit, është se ai do të jetë për Ukrainën.”, tha drejtoresha në Institutin për Politikë Evropiane, Simonida Kacarska.
 
Franca përfundon të enjten presidencën gjashtëmujore me kryesimin e BE-së dhe atë e pason Republika Çeke që do të marrë presidencën e BE-së më 1 korrik. Në fillim të këtij muaji, qeveria në Pragë njoftoi prioritetet e presidencës së saj, e cila nuk përshkruan zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
 
NAIM RAMADANI