Botë
Sofje, dëbimi i diplomatëve rus, Radev: Nuk kam koment, Petkovi i di informatat
29.06.2022 15:08
Presidenti bullgar Rumen Radev distancohet dhe nuk komenton dëbimin e 70 diplomatëve rus nga Bullgaria....

Presidenti bullgar Rumen Radev distancohet dhe nuk komenton dëbimin e 70 diplomatëve rus nga Bullgaria. Ky vendim sipas tij thirret në adresë të kryeministrit në dorëheqje Petkov, për të cilin thotë se duhet të posedojë informacione të mjaftueshme si dhe t’i ketë të qarta pasojat e mundshme të këtij vendimi.
“Nuk mund të bisedojë për këtë çështje sepse nuk i kam informtatat e nevojshme. Shpresoj se kryeministri në dorëheqje Kiril Petkov ka infomacione përmbajtësore dhe të besueshme për këtë vendim dhe e shqyrton mirë, edhe si tërësi edhe si pasojë.”, tha president i Bullgarisë, Rumen Radev.
Kryeministri në dorëheqje Petkov ka thënë se vendimi është marrë pasi shërbimet bullgare kanë konstatuar veprimtari kundër interesave bullgare nga këta diplomatë. Ai ka paralajmëruar se do të dëbojë çdo nënpunës diplomatik që punon kundër të mirës bullgare, qoftë i akredituar nga Rusia apo ndonjë shtet tjetër. Ministria e jashtme e Bullgarisë i kërkon Rusisë të tërheq stafin e saj diplomatik deri më 3 korrik. Ndërkohë punët diplomatike i kanë ndërprerë edhe shërbimi konzulor në ambasadën ruse në Bullgari si dhe konzulata e Varnës.
