Maqedoni
U ankua se iu pamundësua puna më 27 prill, kushtetuesja shqyrton ankesën e Stojanovskit
29.06.2022 15:29
Aktvendimiet e Gjykatës Civile dhe asaj të Apelit për gazetarin e gazetës "Fokus" Vlatko Stojanovski...
Aktvendimiet e Gjykatës Civile dhe asaj të Apelit për gazetarin e gazetës "Fokus" Vlatko Stojanovski, i cili raportoi nga Kuvendi në natën e dhunshme të 27 prillit, po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatat e lartpërmendura nuk kanë konstatuar shkelje të të drejtave dhe lirive themelore gjatë raportimit të tij si gazetar, me arsyetimin se bëhet fjalë për rrethana të jshtëzakoshme. Gjykatësit kushtetues gjithsesi ishin të ndarë në qëndrime. Kryetarja e Gjykatës, Dobrilla Kacarska nuk pajtohet me aktgjykimet paraprake. Sipas saj, shteti nuk i mbrojti gazetarët më 27 prill.
“Ju është shkelur e drejta pasi që janë gazetarë, atje janë për të raportuar dhe ajo është e drejta e tyre. U janë marrë telefonat mobil për të mos raportuar, thyhen kamera, rrihen, i kanë grupuar në "tanët" dhe "tuajit". Gazetarët “e tyre”, lirshëm shëtiteshin, të tjerët keqtrajtoheshin.”, tha Kacarska.
Gjykatësi Osman Kadriu argumentoi se aktvendimi i Gjyaktës Civile dhe asaj të Alepit janë bazuar në fakte.
“Bëhet fjalë për rrethana të jashtëzakonshme ku u morën veprime fizike të palejuara ku një pjesë e të pranishmëve u sulmuan si Zaev, Shekerinska, Sela etj. Nga ajo pikë, akti i gjykatës që kontestohet, ka argumente të bazuara se nuk mund të bëhet fjalë për shkeleje të së drejtës në të cilën thirret gazetari.”, tha Kadriu.
Propozimi i gazetarit Stojanovksi do të shqyrtohet në seancë të Gjykatës Kushtetuese, kur ajo të jetë në përbërje të plotë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
