Maqedoni

Nikolloski: Mohuat identitetin nacional

29.06.2022 15:52

Opozita maqedonase dhe pushteti sërish ngritën dilemën se kush ka dëmtuar më shumë interesat kombëtare...

Opozita maqedonase dhe pushteti sërish ngritën dilemën se kush ka dëmtuar më shumë interesat kombëtare në kontestet dypalëshe me fqinjët. Sipas VMRO-DPMNE-së, qeveritë e LSDM-së kanë rrënuar pozitat e vendit edhe pse, sipas tyre, kanë ndryshuar emrin shtetit dhe kanë dëmtuar identitetin. Për këtë dhe arsye të tjera VMRO kërkoi zgjedhje të parakohëshme. 
 
“Maqedonia po përballet me katastrofë nacionale të vazhdueshme, jo vetëm muajt e funbdit por vite pas. Mohim të drejtpërdrejtë të identitetit nacional maqedonas, gjuhës maqedonase, kulturës, historisë, traditës dhe popullit maqedonas. Siç e dimë maqedonia bëri edhe kompromis të madh dhe ndërroi emrin e shtetit dhe kushtetutës. Prandaj desha të pyes kryeministrin, a jeni për dorëheqje dhe zgjehdje të parakohëshme parlamentare?”, tha Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO DPMNE-së.
 
Kovaçevski: Pranuat mohimin e vazhdimësisë nacionale
 
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, që në fillim hodhi poashtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Tha se qeveria që drejton ka mbrojtur interesin kombëtar edhe në samitin e fundit të Këshillit Evropian, në harmoni me rezolutën që ka miratuar Kuvendi, ndërkaq akuzoi opozitën e kryesuar nga VMRO-DPMNE fajtore për rrënimin e pozitave të vendit.
 
“Sjellja e jonë nuk mund të jetë e njëjtë me sjelljen e opozitës në Kongresin e partive pollore evropiane, kur u miratua rezolutë në të cilën janë inkorporuar kërkesat që kanë të bëjnë me mohimin e vazhdimësisë nacionale dhe historike të popullit maqedonas. Në miratimin e asaj resolute merrte pjesë edhe delegacion i lartë i partisë suaj dhe nuk pamë askund ta keni kundërshtuar.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski pranoi ftesën e deputetit të VMRO DPMNE-së Antonio Milloshovski që propozimi francaz, në formë e tij fillestare, të shqyrtohet në Komisionin për Politike të jashtme, ku përveç presidentit, kryeministrit dhe shefit të diplomacisë të merrnin pjesë të gjithë presidentët, kryeminisitrat dhe ministrat e jashtëm, të mëparshëm, për të këmbyer informacionet dhe përvojat e nëdërsjella dhe për të ndërtuar një qëndrim unik, shtetëror. 
 
SHPËTIM NUREDINI