Maqedoni

Kontesti mes Shkupit e Sofjes, Uashingtoni: Do mundohemi të gjejmë kompromis

29.06.2022 16:31

Ndërmjetësimi i Francës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve historike mes Shkupit dhe Sofjes...

Ndërmjetësimi i Francës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve historike mes Shkupit dhe Sofjes duket se ka hapur më shumë probleme. Shtetet e Bashkuara janë vetëofruar për të zgjidhur vijat e kuqe të dy shteteve fqinje.
 
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Uashingtoni zyrtar mbetet i gatshëm për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe. DASH thekson edhe njëherë mbështetjen për integrimin e Tiranës dhe Shkupit.
 
“Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fortë e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është tërësisht në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë hedhur themelet dhe se tani është koha për të ecur përpara në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit.”, tha ai.
 
Shkupi ka tri kërkesa kyçe për kornizën negociuese, njohja e plotë e gjuhës maqedonase, çështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe negociatat të fillojnë para përfshirjes së Bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë.