Ekonomi

Tarfiat e reja të energjisë, KRRE: Nga 1 korriku, fatura për 7,4% më të shtrenjta

29.06.2022 17:02

Për 98,8% të amvisërive, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet për 7,4 për qind...

Për 98,8% të amvisërive, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet për 7,4 për qind nga 1 korriku kur filon edhe Tarifimi përmes blloqeve të reja.  Kryetari i KRRE-së Marko Bilsimovski thotë se  nëse nuk do të futeshin blloqet, ky çmim do të ishte rritur shumë më tepër.
 
“Çmimi mesatar i energjisë elektrike për 98,8% e familjeve është rritur me 7,4%. Nëse nuk do të futeshin blloqet, ky çmim do të ishte rritur me 17,74%.”, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
 
Vetëm 0.7% e konsumatorëve do të kenë fatura të rritura nga 8.8 në 11.3% dhe 0.2% e konsumatorëve do të kenë fatura të rritura nga 11.4 në 100%,  thonë nga KRRE.  Kompanitë energjetike kanë kërkuar rritje të konsiderueshme të tarifave për shërbimet e tyre, por komisioni nuk i ka pranuar të gjitha kërkesat u asryetua Bislimovski.
 
“Çdo familje do të ketë një çmim mesatar të ndryshëm në varësi të konsumit. Koncepti i blloqeve ka një diferencë për konsumatorët, nëse dikush në tarifën e lartë ka shpenzuar 340 kilovat orë do të paguajë 210 kilovat orë me çmim për bllokun e parë dhe 130 kilovat orë me çmim për bllokun e dytë.”, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
 
Kostot për furnizim me energji elektirke të EVN Home janë rritur për 57.4 milionë euro në vit krahasuar me dhjetorin e planifikuar të vitit 2021. Për shkak të kthimit të shumë kompanive dhe institucioneve publike nga tregu i liberalizuar të energjisë elektrike, për shkak të të cilit EVN Home është dashur të bëjë import shtesë të energjisë elektrike në shumën prej 33.2 milionë euro. Me shfuqizimin e situatës së krizës, EVN Home ka një kosto shtesë për burimet e rinovueshme të energjisë në shumën prej 9.5 milionë euro. Gjithashtu, çmimi i ri i energjisë elektrike që sapo është dorëzuar tek EVN Home  është rritur për 17% nga 41 euro për megavat orë në 48 euro, thonë nga rregullatori.
 
SEDAT SELIMI