Maqedoni

Zgjedhja e prokurorëve në KPP, Jolevski: Pasi të votohen ndryshimet në Kuvend

29.06.2022 17:32

Këshilli i Prokurorëve Publikë do të zgjedhë prokurorë në 11 prokurori vetëm pasi të kalojnë ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës....

Këshilli i Prokurorëve Publikë do të zgjedhë prokurorë në 11 prokurori vetëm pasi të kalojnë ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, të cilat tashmë disa ditë kanë shkaktuar kaos në Kuvend.  Kreu i KPP-së Antonio Jolevski, thotë se nëse kandidatët nga KPP zgjidhen tani e ndërkohë miratohen ndryshimet ligjore, kjo do shkatonte kaos në sistem pasi do zgjidheshin dy prokurorë për të njejtën pozitë. Nëse deri në fund të vitit, nuk kalojnë ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, i cili ka flamur evropian dhe votohet me procedurë të shkurtuar, 13 prokurorë do të duhet të dalin në pension.
 
“Me kohë e kemi publikuar njoftimin, kur nuk ka pasur propozim për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili jep mundësi për vazhdimin e mandatit. Tani me atë që po ndodh në Kuvend, do të miratohet apo jo, do të jetë e parakohshme të vendosnim. Nëse tani marrim vendim për prokuror themelor në Prilep dhe zgjatet afati për pensionim të prokurorëve publikë, atëherë do të kemi dy prokurorë themelorë. Kështu që na u desh të shtynim.”, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.