Botë
Putin në Turkmenistan në samitin e Kaspikut
29.06.2022 17:55
Presidenti rus, Vladimir Putin, doli për herë të parë nga Rusia që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, duke vizituar Turkmenistanin....

Presidenti rus, Vladimir Putin, doli për herë të parë nga Rusia që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, duke vizituar Turkmenistanin.
Në Ashgabat, Putin merr pjesë në një samit dyditor me drejtues të shteteve të rajonit të Kaspikut, ku përveç Rusisë dhe organizatorëve, janë edhe drejtuesit e Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Iranit. Samiti i Kaspikut zhvillohet paralelisht me Samitin e NATO-s në Madrid, ku agresioni rus është temë kryesore e diskutimeve.
Udhëtimi i fundit i Putinit jashtë Rusisë, i bërë publik nga Kremlini, ishte në Pekin në fillim të shkurtit, ku u takua me homologun kinez Xi Jinping, duke zbuluar traktatin e miqësisë pa kufi mes dy shteteve, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.
