Maqedoni

Gjevgjeli, treni shkel për vdekje dy emigrantë

29.06.2022 18:16

Dy emigrantë kanë humbur jetën mbrëmë pasi janë përplasur nga një tren në afërsi të stacionit të trenit pranë Gjevgjelisë....

Dy emigrantë kanë humbur jetën mbrëmë pasi janë përplasur nga një tren në afërsi të stacionit të trenit pranë Gjevgjelisë.
 
Në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash që udhëtonte në linjën Hekurudha Gjevgjeli-Tovarna Trubarevë ka goditur dy emigrant të shtrirë në hekurudhë. Të dy personat kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit”, njofton  MPB.
 
Sipas drejtuesit të trenit, njerëzit kanë qenë të shtrirë në pistë dhe kur i ka parë ka qenë tepër vonë për të frenuar. Deri më tani, nuk ishte e mundur të identifikoheshin personat e çfarë moshe dhe nga cili vend kanë ardhur. Gjatë krizës së emigrantëve shumë prej tyre vdiqën teksa u shkelën nga trenat në kohën kur ishin duke fjetur mbi shinat e trenit. Aksidenti i tillë më i rëndë ishte më 24 prill 2015, kur 14 migrantë vdiqën në stacionin Rajko Zinzifov afër Velesit.