Maqedoni

Lëvizja BESA: Çdo veprim politik që ndihmon procesin e integrimit në BE, pa cënuar interesin e shqiptarëve në vend, ka mbështetjen tonë

29.06.2022 18:47

Lëvizja BESA mbështet fuqishëm rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut...

Lëvizja BESA mbështet fuqishëm rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut prandaj çdo veprim politik i cili do ndihmonte procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe nuk do cënon interesin e shqiptarëve në vend, do të ketë mbështetjen e Lëvizjes BESA. 
 
Sa i takon propozimit francez për heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut e vlersojmë si një proces i cili do duhet të përcillet në hapa ashtu edhe si do rrugëton vendi drejt integrimit të vendit, ndërsa sa i takon hapjes së Kushtetutës, konform ndryshimeve që do duhet të ndodhin. BESA edhe njëherë riafirmon qendrimin e vet se në hapjen e rradhës të kushtetutës do përdorim gjitha mekanizmat parlamentare që të imponojmë heqjen e terminologjisë nënçmuese për shqiptarët si çështja e 20% i cili duhet të zavendësohet me fjalinë “gjuha shqipe”
 
Nësë Qeveria nuk reflekton ndaj qasjes konstruktive të Lëvizjes BESA atëherë nuk përjashtohet mundësia që në një bashkëpunim më të gjërë opozitar si politik ashtu edhe shoqëror, të organizohen edhe protesta deri në rrëzimin e kësaj qeverie, thuhet në njoftim.