Botë

Duda: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, përmirëson ndjeshëm sigurinë e Polonisë dhe të gjithë rajonit

29.06.2022 19:13

Presidenti Andrzej Duda, i cili përfaqëson Poloninë në samitin e NATO-s....

Presidenti Andrzej Duda, i cili përfaqëson Poloninë në samitin e NATO-s, tha se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të përmirësonte ndjeshëm sigurinë e Polonisë dhe të gjithë rajonit, pasi këto vende mund të mburren me një potencial të konsiderueshëm ushtarak. Duda, ka përshëndetur vendimin e Presidentit Biden për të krijuar selinë e përhershme të Korpusit V të Ushtrisë Amerikane në Poloni. 
 
“Aleanca e Atlantikut të Veriut është një. Aleanca e Atlantikut të Veriut  dha dritë jeshile për Suedinë dhe Finlandën për t'u bashkuar me NATO-n dhe kjo është padyshim një veprim historik. Nëse ky samit hyn në histori si një nga samitet më të rëndësishme, kjo është me siguri sepse këto dy vende janë pranuar.Për ne, për Poloninë, për Krahu lindor të  NATO-s, ky është një vendim absolutisht thelbësor, dy vende shumë të fuqishme me histori të madhe por edhe me bazë ushtarake shumë të fuqishme, Suedia dhe Finlanda, vendet e pellgut të Detit Baltik do të pranohen në NATO.”, tha presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.