Maqedoni

VMRO-DPMNE: Skandal i ri i pushtetit

29.06.2022 19:41

VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër pasditen e sotme teksa në parlament u caktua...

VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër pasditen e sotme teksa në parlament u caktua një tjetër seancë pas përmbylljes së asaj kushtuar pyetjeve të deputetëve, seanca kushtuar ligjit të kontestueshëm sipas opozitës, rreth vazhdimit të afatit për pensionimin e gjykatësve e prokurorëve 
 
“Skandal i paparë deri më sot, kur diskutojnë ligjin i cili shkaktoi incident në Komision, e tani gjysëm në fshehtësi e me forcë po e shtyjnë ta kalojnë menjëherë në seancën e caktuar menjëherë pas asaj për pyetje deputetësh. Përgjigjen se përse pushteti e kreu I kuvendit Xhaferi, po bëjnë një tjetër dhunë në Kuvend,  përse nxitohen me këtë ligj, e gjeni në faktin se ligji sfrcohet për të vazhduar mandatin e 15 gjykatësve e 10 prourorëve që sjellin vendime partiake të ndikuara nga LSDM dhe BDI. Përmes këtyre prokurorëve egjykatësve, ata mbrojnë kriminalitetin e tyre dhe ngrejnë procese të montuara politike kundër opozitës.”, tha Nikolla Micevski nga VMRO DPMNE.