Maqedoni

Moti sot me diell dhe temperatura deri 38 gradë

30.06.2022 11:24

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë nxehtë me vranësira mesatare...

Pasdite do të ketë zhvillim të paqëndrueshmërisë lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 30 deri në 38 gradë Celsius. UV=9
 
Në Shkup, mot me diell dhe shumë nxehtë me vranësira mesatare. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura minimale do të bie në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.
 
Nga DPHM-ja informojnë se pason periudhë e motit shumë të nxehtë me temperatura ditore që gjithkund do të jenë mbi 30 gradë. Për shkak lagështisë së rritur në atmosferë do të ketë ndjejnë se temperaturat në ajër është më e lartë.