Maqedoni

Një pjesë e Çairit dhe Batincës sot pa ujë

30.06.2022 12:03

Pa ujë sot nga ora 8:45 janë një pjesë e banorëve të locuar në rrugën “1” në fshatin Batincë...

Pa ujë sot nga ora 8:45 janë një pjesë e banorëve të locuar në rrugën “1” në fshatin Batincë, ndërsa prej orës 9 pa ujë është pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Seravë”.
 
Siç informuan nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, ndërprerja në Batincë është për shkak të defektit të tubës në rrugën “1” nr. 101 në Batincë.
 
Një pjesë e komunës së Çairit sot është pa ujë për shkak të defektit në rrugën “Seravë” pa numër.
 
Shfrytëzuesit nga këto dy rrugë do të jenë pa ujë deri në riparimin e defekteve.