Botë
Qyteti i Shkupit, do të rikonstruohen 3 km të kejit të lumit Vardar
30.06.2022 13:25
Qyteti i Shkupit si dhe ndërmarrjet publike “Rrugë dhe rrugica” dhe “Parqe dhe gjelbërim”...

Qyteti i Shkupit si dhe ndërmarrjet publike “Rrugë dhe rrugica” dhe “Parqe dhe gjelbërim” paralajmërojnë projektin për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të kejit të lumit Vardar. Hapësira publike moderne multifunksionale do të përfshijë gjelbërim të ri, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe pajisje të reja urbane.
“Me këtë projekt planifikojmë që fillimisht të rinovojmë këtë pjesë të kejit të lumit Vardar në gjatësi mbi 3 km, shteg të ri për biçikleta në sipërfaqe prej 2.500 m2 dhe shteg të ri për këmbësorë në sipërfaqe prej 2.500 m2, duke formuar kështu një sipërfaqe të re të gjelbër e cila ofron mbi 71.330 fidanë të luleve sezonale dhe 1360 fidanë gjethembajtës dhe gjetherënës, vegjetacion i ulët, rrjet të ri hidrant, pajisje urbane, shporta të mbeturinave, ndriçim të ri mbi 26.363 metra katrorë, tha kryetarja Arsovska”, u shpreh kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.
Arsovska theksoi se realizimi i këtij investimi do të bëhet në tri faza, ndërsa qëllimi përfundimtar është një Shkup modern dhe urban, që siguron kushte më të mira për të gjithë qytetarët.
VLORA LATIFI TOPOJANI
