Maqedoni

Komisioni Antikorrupcion, inicim i procedurave në bazë të sanksioneve

30.06.2022 13:46

Komisioni për Antikorupsion konstatoi konflikt të interesit në ndarjen e mjeteve buxhetore...

Komisioni për Antikorupsion konstatoi konflikt të interesit në ndarjen e mjeteve buxhetore për aktivitete programore të shoqatave të qytetrëve, ku një këshilltar komunal njëkohësisht ka qenë edhe kryetar i një shoqate qytetare. KSHPK kërkon inicimin e procedurës në përputhje me sanksionet për kundërvajtje dhe kompetencat ligjore të KSHPK-së.
 
“Ai nuk ka ndërhyrë gjatë seancës për situatën konkrete dhe ka bërë shkelje të dispozitave ligjore. KSHPK-ja konstatoi se ai kishte bërë shkelje të dispozitave ligjore. Ai mori pjesë dhe votoi për ndarjen e mjeteve për Shoqatën, në të cilën sipas të dhënave nga Regjistri Qendror është edhe themelues edhe pronar i së njëjtës. Në fakt nuk është arritur marrëveshje mes Komunës dhe Shoqatës, gjegjësisht mjetet nga buxheti i komunës nuk i janë transferuar shoqatës, ku anëtari i Këshillit dhe pronari i saj është menaxher”, u shpreh anëtarja e KShPK-së, Sofka Pejovska Dojçinovska.                     
 
Antikorupsioni kërkon të informohet për procedurën e kontrollit të brendshëm në MPB, në lidhje me rastin kundër dy punonjësve të “SPB Kumanovë” të cilët në cilësinë e kryetarit dhe anëtarit të komisionit disiplinor kanë inicuar procedurë për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës ndaj parashtruesit të ankesës                                                 
 
“Parashtruesi i ankesës, e ai është personi ndaj të cilit është zhvilluar procedura, beson se këta dy persona kanë qenë në gjendje të konfliktit të interesit dhe se procedurën e kanë zhvilluar në mënyrë të njëanshme dhe kanë qenë të obliguar t'i marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar ndikimin e interesit privat dhe për të informuar eprorin e tyre”, theksoi antari antikorupcionit Vlladimir Georgiev.  
 
Antikorupsioni konstatoi se nuk ka kompetenca në lidhje me parashtresën ku dyshohet se ish-drejtori i SH.A. "Aerodromet", edhe pse e dinte se Eurostandard Banka është në krizë dhe do të ketë probleme me të, paratë e SHA "Aerodrom" i kanë depozituar në këtë bankë.
 
Gjithashtu Antikorupcioni konstatoi se nuk ka komeptenca edhe në lidhje me gjendjen në Federatën e Mundjes së Republikës së Maqedonisë në vitin 2016, për mënyrën e kundërligjshme të miratimit të raporteve financiare dhe problemeve financiare.
 
ERSAN PAJAZITI