Maqedoni
Radio Shkupi, pensionohen katër kolegë
30.06.2022 14:08
Pas shumë gjurmëve të lëna në sferën e gazetarisë në institucionin që punuan për reth dyzet vite...

Pas shumë gjurmëve të lëna në sferën e gazetarisë në institucionin që punuan për reth dyzet vite me radhë sot ne radion e RMV u pensionuan katër kolegë, duke nisur kështu nga Kryeredaktori i Radio Shkupit Haki Mustafa, redaktori Besnik Mehmeti, si dhe koleget Sanije Vejseli dhe Makfire Muça.
“Jam i privilegjuar që kam qenë gati 20 vite në krye te programit në gjuhen shqipe radio Shkupit por gati 30 vite jam në këtë institucion. Radio Shkupi gjatë këtyre viteve te fundit ka pas një përmirësim jashtëzakonisht të mire kshtu që ligji për 24 orë shpresojmë që së shpejti do të mundëson që të kalojmë edhe 24 orë por sidomos duhet edhe freski në radhët e programit me gazetarë të rinje me teknik te rinjë”, u shpreh kryeredaktori i Radio Shkupit Haki Mustafa.
Për periudhën e tyre të punës në Radio Shkupi folën edhe kolegët tjerë.
“Eshte kënaqësi e veçantë pलrshkak se një pjesë e madhe e jetës I kalon me njerëz të cilët ndoshta nuk I ke familje mirpo jeta me ta aq vite që kemi qenë bashk t’bahen si familje”, theksoi redaktori Besnik Mehmeti.
Dejtoresha e radios së RMV Ajten Vllasaku Mehmeti theksoi se bashkëpunimi me ta ka qenë i mire dhe se këta persona do ti mungojnë radios.
“Sot nga stafi I radio Shkupit pensionohen katër kolegë tanë të nderuar të cilët dhanë një kontribut shumë të madh në sajimin e programit në gjuhën shqipe pra radios së Maqedonisë radio Shkupit dhe çdo ikje e kolegëve tanë krijon një boshllëk në programin tone i cili shumë vështirë do të mund të mbulohet pastaj duke lënë gjurmë kështu siq lan gjurmë edhe ata të tjerët që u larguan para tyre dhe ne të cilët do shkojmë vitet e ardhme”, u shpreh dejtoresha e radios së RMV Ajten Vllasaku Mehmeti.
Katër kolegët e nderuar të cilët sot e kishin ditën e fundit të punës së tyre në kolektivin tonë, morë urime të përzemërta nga kolegët për jetë të gjatë e të lumtur në ditët e pensionit.
AIDA ZIBERI
