Maqedoni

Tupançevski, rreth 60 gjykatës e 13 prokuror pensionohen

30.06.2022 14:30

Institucionet kompetente përmes ndryshimeve të ligjit për marrëdhënie punë kërkojnë zgjidhje...

Institucionet kompetente përmes ndryshimeve të ligjit për marrëdhënie punë kërkojnë zgjidhje të problemit në sistemin e jursprudencës që do ta shkaktojë mungesa e gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri I drejtësisë Nikolla Tupançevski thekson se nëse nuk votohen ndryshimet e ligjit për marëdhënie pune ,60 gjjykatësve dhe 13 prokurorëve nga 1 korriku do të pensionohen.
 
Për tejkalimin e situatës janë propozuar 3 zgjidhje sit u jepet mundësia avokatëve dhe bashkëpuntorëve professional ta trajnohen për gjykatës dhe prokurorë , të rritet numri i kandidatëeve në Akademinë për Gjykaës dhe prokurorë si dhe tu vazhdohet edhe për 3 vite marrëdhënia e punës gjykatësve dhe propkurorëve me qëllim të mos ketë pasojë në procedurat gjyqësore.Aktualisht sipas Këshillit gjyqësor mungojnë 157 gjykatës.
 
“Shkuarja në pension e gjykatësve dhe prokurorëve publik do të nënkupton se një numër i madh i procedurave do të duhet të fillojnë nga e para .Të mos harrojmë se nuk bëhet fjalë për 1 apo 2 procedura ,por për një numër të madh.Të mos harrojmë se këtu kemi institutin e vjetësimit të lëndëve”, u shpreh ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski.
 
Sa i përket Kodit zgjedhor ,Ministri theksoi se deri tek VMRO-DPMNE është dërguar edhe një letër që të delegojë antarë të sajë në Komsionin pranë Ministrisë së drejtësisë ku diskutohen propozim ndryshimet e ligjit.Tupançevski shtoi se edhe pa VMRO-DPMNE-së do të fillojnë punën e Komisonit.
 
“Nëse nuk prononsohen VMRO-DPMNE-së ne edhe pa ta do të fillojmë të punojnë në Kodin Zgjedhorë.Ftesa gjithmonë është e hapur të na bashkangjiten ,të japin propozimin e tyre .Ideja është të veprojmë në bazë të rekoamndimeve të ODIHR -OSBE-së ,edhe në bazë të difekteve që u konstatuan në zgjedhjet e fundit”, theksoi Tupançevski.
 
Tupançevski disa herë ka ftuar opozitën  ti bashkangjitet Komisionit por nga VMRO-DPMNE akoma nuk ka përgjigje se nëse dhe me kë do të marrin pjesë  për ndryshimet ligjore.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI