Maqedoni

Kuvendi diskuton interpelancën për Xhaferin

30.06.2022 14:52

Kryetari i Kuvendit në vazhdimësi ka shkelur Rregulloren për punë të Kuvendit dhe Kodeksin...

Kryetari i Kuvendit në vazhdimësi ka shkelur Rregulloren për punë të Kuvendit dhe Kodeksin prandaj nuk duhet të vazhdojë të drejtojë këtë institucion. Madje sipas VMRO-së po keqpërdoret e flamuri evropjan për shkurtimin e procedurave për miratim të disa ligjeve.     
 
“Mund të konstatoj se në këto pesë vjet Kuvendi është bërë makinë për votimin e marrëveshjeve kriminale të Qeverisë, dhe ju këtë e keni miratuar. Kalojnë ligje me procedurë të shkurtuar, thirreni në simbolin evropian, lejoni që të kalojnë disa çështje që nuk kanë pikë takimi me këtë symbol”, u shpreh koordinatori i GP të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
Edhe Aleanca për Shqiptarët e pa kënaqur me punën e kryeparlamentarit.
 
“Të gjith jemi të vetëdishëm se sa shum ka dhënë ASH për këtë pozitë të kryeparlamentarit pork am marr fjalël për të folur për keqpërdorimet për të folur në emr të asaj pozite që për ASH-në ka shum vlerë. Së dyti poashtu dua të theksoj faktin që fjala ime nuk do të thotë se pajtohem plotësisht me tekstin e propozuesit të kësaj interpelance. Sidomos dua të vë theksin te pjesa ku thuhet se Talat Xhaferi nuk e ka zbatuar gjuhën maqedone. Nëse Talat Xhaferi Duhet të gjykohet për moszbatim të ndodnjë gjuhe ai duhet të gjykohet për moszbatim dhe msorespektim të ligjit të gjuhëve. Pra mosrespektim të gjihhës shqipe dhe moszbatim të saj”, theksoi Ilire Dauti nga ASh.  
 
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, hodhi poshtë të gjitha pretendimet opozitës. Sipas tij, interepelanca ka vetëm qëllime politike dhe është e dirigjuar nga selia e VMRO DPMNE-së. Xhaferi I replikoi edhe deputetes Ilire Dauti. 
 
“Kur patët ardhur në shënimin e 27 prillit të 2017-tës, patët vënë një gurë para hyrjes kryesore të parlamentit, të cilin gur e patët bë me simbolik me gjak dhe me germa e numra të zi 27 prill 2017, për të simbolizu jetën dhe shpëtimin e Ziadin Selës. Pas një viti në d yvjetorin me forumin rinorë dolët para hyrjes dolët para parlamentit dhe e kërkonit gurin ku është se gjoja Talat Xhaferi e ka heshur atë gurë. Sot për ironi në 5 vjetorin e atyre ndodhive as që ju kujtohet guri i Ziadin Selës para parlamentit”, u shpreh kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. 
 
Për dallim nga deputetët e opozitës, ato të shumicës parlamentare hodhëm poshtë pretendimet dhe akuzat në interpelancë. I cilësuan shpifje dhe gënjeshtra.
 
“Talat Xhaferi nuk është Trajko Veljanovski dhe kjo ju dhemb. Këtë s’mund ta fshihni dhe duhet t’ju vjen turp nga ajo që flisni për respektimin e Rregullores. Ju s’mund të dilni nga matrica që keni prandaj derdhni miliona rrena, manipulime, spinime, ironi dhe nënçmim pork y është stili I VMRO DPMNE-së”, theksoi Snezha Kalevska Vançeva nga LSDM.  
 
“Nisin interpelancë, arsyetojnë me agresivitet, ata të cilët kur kanë udhehqur me Kuvendin i kanë tërhequr zvarë kolegët e vet deputetë është vërte ironike. Ata të cilët kanë shkelur akte ndërkombëtare kushtetutë, ligje, akte nënligjore, sot, e gjejnë forcën të flasin për shkeljen e kodit etik”, u shpreh deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli. 
 
Konformë Rregullores, diskutimi për interpelancë zgjatë deri në përfundimin e listës së deputetëve të paraqitur për fjalë ose më së voni deri në mesnatë. Pak kohë më parë, në Komisionin për çështje të imunitetit, dështoi nisma e VMRO DPMNE-së, me akuza të ngjashme për kryetarin e Kuvendit. 
 
SANIJE DURAKU