Botë
Samiti i NATO-s në Madrid, Stolltenberg: Zgjerohet pakoja e ndihmave për Ukrainën
30.06.2022 15:14
Shefat e 30 vendeve anëtare të NATO-së sollën deklaratë në Samitin e Madrit...

Shefat e 30 vendeve anëtare të NATO-së sollën deklaratë në Samitin e Madrit, në të cilën janë përfshirë disa pika strategjike siç është lufta në Ukrainë, ku i është bërrë thirje Rusisë që të ndaloj sulmin ushtarak.
Poashtu njëzëri është votuar edhe thirja që Suedisë dhe Finlandës ti bëhet ftesa për anëtarësim në NATO, por nuk u lanë pa u përmend edhe ndryshimet klimatike, por edhe miratimi i planin strategjik për mbrojtje.
Sekretari Gjenarl i NATO në emrin e 30 vendeve anëtare shprehu gadishmërin që NATO të përfshihet në ndihmën që duhet ti jepet Ukrainës në vetmbrojtje, këtu do të përfshihet sistemi mbrojtës, por edhe reformat e ringjalljes pas luftimeve.
“Aleatët janë dakorduar që ta zgjërojnë pakon e ndihmave në drejtim të Ukrainës, ku do të përfshihen ndihmë mjekësore, paisje me derivate, paisje të telekomunikimit, paisje për mbrojtje nga armët biologjike, radiologjike dhe kimike, por edhe sistemet e droneve. Kjo do të kontribuon që Ukraina paisjet ushtarake ta ndryshon nga koha e Bashkimit Sovjetik me teknologji të reja të NATO-së, dhe e gjithë kjo tregon gadishmërinë tonë për të ndihmuar dhe kjo ndihmë do të jetë e pa shmangshme. Interes I cdo njërit nga ne është që Ukraina të jetë shtet I pavarur, stabile dhe e qetë, e cila do të kontribuon edhe në stabilizimin e zonës europiane”, u shpreh sekretari gjeneral i NATO-së, Jens Stoltemberg.
Theks i veçant ju kushtua edhe procesit të zgjërimit dhe sipas Stoltemberg NATO do ti ketë dyert e hapura për të gjitha anëtaret e reja që do të plotësojnë kriteret për tu bërë anëtare të NATO-s. Shefat e Diplomacisë poashtu sollën edhe konceptin e ri strategjik për mbrojtje, e cila do të përfshinë në tre shtylla.
Poashtu njëzëri është pranuar edhe kërkesa që NATO të dërgonë forca plotësuese në lindje, ndërsa për herë të parë në këtë samit kanë marrë pjesë edhe vendet si Japonia, Korea e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re, me të cilat NATO do ta rris bashkëpunimin përshkak përhapjes së ndikimit Kinez.
Pendarovski: Natoja me dekada nuk ka qenë më unike
Presidenti Stevo Pendarovski I cili po udhëheq delegacionin e RMV në sesionin e partneritetit, potencoi se bashkimi dhe unifikimi I qëndrimeve në mes vendeve anëtare është thelbësore për ardhmërinë e zonës së NATO-së dhe sigurinë e në Evropë.
“Unitet të këtillë në kuadër të aleancës nuk ka pasur me dekada, pasi për here të parë ndodh një presedan I këtillë kur organizon samit të natos, ndërsa në hapsirën evropjane ka luftë klasike. Në kuadër të vendimeve që kanë të bëjnë me përkrahjen e Ukrainës, nuk ka dilemma NATO ehde deri tani por edhe në mënyrë bilateral secili nga ne ka ndihmuar Ukrainën në kuadër të kapaciteteve tona”, theksoi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Pendarovski theksoi se tani vetëm është sjellur vendim për përforcim të krahut lindorë të NATO-s, nga Balltiku deri te deti I zi.
FITIM KRYEZIU
