Maqedoni

Ministria e Bujqësisë, strategjia kombëtare për sigurinë ushqimore

30.06.2022 15:58

Po përgatitet strategjia e parë kombëtare për sigurinë ushqimore në vend...

Ministri i Bujqësisë,  Ljupçoo Nikolovski, theksoi se në këtë kohë të ndryshimeve globale, është thelbësore të sigurohet qasja në një burim ushqimor të sigurt, të qëndrueshëm dhe të përballueshëm për të gjithë, dhe se Ministria e Bujqësisë, do të japë mbështetje të plotë në procesin e zhvillimit të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Ushqimore.
 
“Duke u përballur me sfidat e pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë për sigurinë e brendshme ushqimore, ne si ministri dhe Qeveri e kemi njohur rëndësinë e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Ushqimore si një udhërrëfyes për përcaktimin e prioriteteve kombëtare për përmirësimin e prodhimit vendas bujqësor. Një strategji e tillë mund të na ndihmojë ta bëjmë sistemin tonë ushqimor më të qëndrueshme dhe rezistente ndaj krizave të ardhshme, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare të ushqimit”, u shpreh ministri i Bujqësisë. Ljupço Nikolovski.
 
Projekti ka për qëllim të adresojë mungesën e identifikuar të një kornize strategjike për sigurinë ushqimore në Maqedoninë e Veriut me mbështetjen e Qeverisë për të përgatitur dokumentet përkatëse, studimet dhe analizat e nevojshme për zhvillimin e Strategjisë së parë Kombëtare për Sigurinë Ushqimore në vend.
 
Projekti është pjesë e Iniciativës Rajonale të FAO-s për të transformuar sistemet e ushqimit dhe për të lehtësuar aksesin dhe integrimin në treg, kurse pritet të përfundojë deri në mesin e vitit 2023.
 
SEDAT SELIMI