Maqedoni

Taravari, pajtohet për rritjen e rrogave për 2806 denarë

30.06.2022 16:20

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari pranoi kërkesën e Lidhjes së Sindikatave...

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari pranoi kërkesën e Lidhjes së Sindikatave për rritjen e rrogave për të punësuarit në adminsitratën komunale dhe ndërmarrjet publike të kësaj komune prej 2806 denarësh.   
                                              
“Në aprim si kryetar komune I pranova të gjitha kërkesat e tyre, duke marr parasyshë se kemi rritje të çmimeve të gjith produkteve. Mendoj se puntorët meritojnë çdoherë tu rriten rrogat dhe këtë ne do ta bëjmë si komunë e Gostivarit. Besoj se javën e ardhëshme do të tregojmë edhe oficialisht se kemi nënshkruar. Kanë mbetur detajet e sinkronizimit të vërejtjeve që I kemi ne dhe të bazohemi në ligj”, u shpreh kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.   
 
Dimevski, rritja e rrogave të pranohet edhe komunat tjera 
 
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave Darko Dimevski me këtë rast apeloi te të gjith kryetarët e komunave të nënshkruajn marrveshjen kolektive me rritje të pagave për 2806 denarësh.                                                                                     
“Apeloj te të gjith kryetarët e komunave dhe pushteti lokal ta ndjekin shembullin e kryetarit Arben Taravari dhe tu dalin në përkrahje të punësuarve në këtë situatë inflacioni dyshifrorë, ekonomike, të naftës dhe nga nji korriku do të shtrenjtohet edhe rryma”, theksoi kryetari i LSM-së, Darko Dimevski.     
                                     
Me pushtetin qëndrorë vazhdojmë përpjekjet si me marrveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik, ashtu edhe me anë të amandamenteve në Kuvend ku presim që deri më nji korrik të na dalin në ndihmë edhe drejtuesit tjerë të shtetit tha Dimevski.
 
Trençevska, qeveria po kërkon zgjidhje të përhershme
 
Zgjidhja duhet kërkuar në kaudër të dialogut social thot minsitreja e punës dhe politikës sociale.   
 
 
“Për këtë qeveri dhe për mua si minsitre e punës dhe politikës sociale më me rëndësi është dialogu social, të udhëhiqet ndërmjet partnerëve social dhe të vihet deri te zgjidhja e cila do të jetë adekuate edhe për qeverinë edhe për siondikatën dhe punëdhënësit. Dialogu social nuk është ndërprerë dhe do të vazhdojë, pritet që javën e ardhëshme të dalim me propozime konkrete rreth metodologjisë, rreth ligjit të ri për rrogat në sektorin publik, diçka që do të thot zgjidhje sistemore e problemit”, u shpreh minsitreja e punës dhe politikës sociale Jovana Trennçevska. 
 
Por nga Lidhja e Sindikatave insistojnë në kërkesën e tyre për rritjen e rrogave në mënyrë lineare për të gjith të punësuarit prej 2806 denarësh dhe prej disa ditësh organoizojnë protesta para institucioneve.   
 
GYLTENE SINANI