Maqedoni
Gjykata e Apelit: Zekiri lirohet nga paraburgimi
30.06.2022 17:26
Me vendim të gjykatës së apelit, ish sekretari general i qeverisë Muhamed Zekiri...

Me vendim të gjykatës së apelit, ish sekretari general i qeverisë Muhamed Zekiri është iruar nga paraburgimi.
Zekirit i është shqiptuar paraburgim shtëpiak, ndërkaq i është marrë edhe pasaporta. Zekiri në shtëpi do të shkojë nga Klinikën Infektive, ku prej rreth një muaji po qëndron i shtrirë për shkak të problemeve shëndetësore.
Kundër Zekirit udhëhiqet rast për mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjegjësisht për një studim fizibiliteti për privatizim të “Postës”.
