Fida: Këtë vit pritet të rriten investimet e huaja

12.01.2015 17:17

Maqedoninë gjatë këtij viti e pret një trend në rritje të ekonomisë, pasi 2014-ta u përmbyll me rritje ekonomike për 3.5%, ndërsa eksporti i produkteve nga kompanitë në zonat e lira ekonomike për 54% drejt Gjermanisë, Anglisë, Italisë dhe Greqisë....

Kështu theksoi Visar Fida, ministër i Investimeve të Huaja. Fida thotë se nga 13 kompani që paralajmëruan fillimin e bizneseve të tyre, disa veç më filluan punën. Njëra prej tyre është edhe Kompania turke ITEK, e cila tanimë ka nisur ndërtimin e objektit në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë.

“Shumë shpejt do të paralajmërojmë edhe një kompani tjetër e cila mori vendimin përfundimtar, gjithashtu nga Italia, për të prodhuar mini-autobusë përsëri në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës. Kompania “Eastern Medical” nga Turqia, e cila prodhon mjete medicinave, filloi me ndërtimin e objektit të saj në Zonën e Lirë Ekonomike të Shkupit. Shumë shpejtë edhe një kompani tjetër nga Turqia do të fillojë me ndërtimin nga sektori i industrisë automobilistike në Zonën e Lirë Ekonomike të Shkupit. E paralajmëruar është kompania “Ekyesers sisitems” nga SHBA, e cila do të fillojë me prodhimin edhe me punësimet e para diku në muajin mars të këtij viti në Zonën e Lirë Ekonomike të Kërçovës”- deklaroi ministri i Investimeve të Huaja, Visar Fida.

Fida thotë se ka disa arsye pse investitorët e zgjedhin si destinacion Maqedoninë për të zhvilluar biznesin e tyre. Njëra prej arsyeve është se në Maqedoni janë taksat më të ulëta në botë, thotë ai.

“Ne kemi taksë korporative prej 10%, që është shumë radhë në botë të ofrohet një taksë e tillë. Kostot për prodhim janë shumë të ulëta në Maqedoni. Ne kemi investuar shumë në edukimin e popullatës sonë dhe fuqia punëtore që u ofrohet kompanive të huaja është mjaft e edukuar dhe ka dëshirë të punojë për kompanitë e huaja”- tha Fida.

Investime pritet të ketë edhe në Zonën Ekonomike të Strugës nga një kompani gjermane e cila do të bëjë prodhimin e tabelave elektronike. Shifrat nga Drejtoria për Zonat e Lira Ekonomike flasin se gjatë 2014-ës u nënshkruar hapja e 12 e 500 vendeve të reja të punës.

Qeveria pret që investimet e tjera të mundësojnë edhe 2 mijë punësime. Ndërsa vetëm në Tetovë pritet që një kompani amerikane e industrisë së automobilistikës të hapë 3 mijë vende të reja të punës. (Meral Ismaili, TVM2)