Maqedoni

Osmani: Propozimi i modifikuar francez, adreson vërejtjet tona lidhur me versionin punues

30.06.2022 21:45

Kthehemi nga Madridi me propozim të ri të amenduar të Presidencës franceze...

Kthehemi nga Madridi me propozim të ri të amenduar të Presidencës franceze i cili do të futet menjëherë në proces të konsultimit institucional dhe inspektimit publik, ministri njoftoi sonte për Punë të Jashtme Bujar Osmani në Facebook. 
 
“Një falenderim i madh për presidentin Macron, gjithë presidencën e BE-së, si dhe kancelarin Olaf Scholz, për përpjekjet e tyre të veçanta për të siguruar një propozim të ri të rishikuar si një shans i ri për të zhbllokuar integrimin evropian të vendit dhe të gjithë rajonit”, shkruan Osmani.
 
Ndërkohë në një deklaratëpër kanal  5, ai tha  se propozimi i modifikuar francez adreson vërejtjet që bëmë në lidhje me versionin punues të propozimit francez që u shpërnda midis vendeve anëtare të BE-së, por megjithatë e gjithë paketa dhe të gjitha pikëpamjet duhet të shqyrtohen dhe më pas do të informohet zyrtarisht Parisi për hapat e ardhshëm. 
 
“Presidenti francez e prezantoi si propozim përfundimtar të presidencës franceze dhe duke qenë se përfundon sonte në mesnatë, do të jetë vlerësimi ynë nëse do ta pranojmë apo jo këtë propozim”, tha Osmani, duke shtuar se vetë presidenti francez Emmanuel Macron tha se pas dorëzimit të  këtij propozimi kompromisi është një proces konsultimesh të brendshme në vend për shqyrtimin e tij. 
 
Lidhur me akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se po zhvillohen negociata të fshehta në dëm të interesave kombëtare, Osmani theksoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë bisedë të fshehtë, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij dy ditë më parë kanë qenë në Sofje për bisedime me palën bullgare në lidhje me pjesën dypalëshe të kësaj pakete.
 
“Kemi biseduar për komponentin bilateral të pakos, ai është protokolli, dhe më pas kam shkuar në Madrid ku vazhdojmë bisedimet me BE-në për pjesën evropiane të pakos, gjegjësisht kornizën negociuese dhe konkluzionet", shtoi Osmani.