Akuzat e opozitës

Ali Ahmeti: T`i mbyllim çështjet që na ngulfasin me shekuj

01.07.2022 00:25

Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti reagoi rreth pyetjeve që ngriti kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickoski...

 
 
Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti ishte deputeti I fundit që mori fjalën në seancën ku diskutohet për interpelancën ndaj Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, jo vetëm për të nbrojtjr kreun e Kuvendit, por edhe për t'ju përgjigjur pyetjeve që ngriti kryetari i  VMRO-DPMNE-së MIckoski, në lidhje me reagimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama rreth propozimit të fundit francez dhe kundër ministrit të jashtëm Bujar Osmani .
 
 
“Këto janë kohëra kur vendoset për paqen, stabilitetin dhe marrëdhëniet e mira për fqinjët. Edi Rama sot na quajti “vëllezer maqedonas e shqiptar’ që do të thotë se janë mesazhe paqeje. Është e vertëtë se ka korrupsion, ka krim, por ta luftojmë së bashku. Sot në kohë lufte ne jemi në rrugën e drejtë, por duhet të luftojmë më shumë për vendin tonë, por mos ta shndërrojmë Kuvendin për t`i qëruar hesapet mes veti. T`i mbyllim çështjet që na ngulfasin ndër shekuj. Të koordinohemi së bashku për cështjet që janë pozitive për vendin dhe për qytetarët” – tha  lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.