Çmimi i naftës ndikon në ekonomitë e disa vendeve

12.01.2015 17:34

Portalet dhe gazetat e huaja prestigjioze shkruajnë se vendet, të hyrat e të cilave varen nga eksporti i naftës, janë para kolapsit, sepse nafta tashmë ka humbur gjysmën nga vlera e saj....

Venezuela për çdo rënie për 1 dollarë të çmimit të naftës po humb rreth 700 milionë dollarë dhe me këtë parashikimet e ekspertëve botëror financiar janë që bankrotimi për këto shtete është i pashmangshëm. Rusia, të ardhurat e së cilës nga nafta  dhe gazi  kapin vlerën e tre të katërtave të eksportit, po rrëshqet drejt recesionit, ndërkohë që të ardhurat buxhetore për Iranin nga 50 ulën në 30%. Për shkak të rënies drastike të çmimit të naftës në tregun botëror, kolapsi është plotësisht i parashikueshëm, shkruajnë gazetat botërore ekonomike.

Venezuela më shumë se të gjithë prodhuesit e tjerë është e varur nga nafta, për shkak se 96% e të ardhurave nga eksporti janë realizuar nga i ashtuquajturi ari i zi. Ekonomia po lufton me shkallën e inflacionit prej 63% dhe mungesën e  produkteve elementare të ushqimit.

Edhe Shtetit Nigerian gjithashtu 90% e eksportit i varet nga nafta, zvogëlimi i konsumit është i pashmangshëm, me ç’rast ekziston frika edhe nga  tensionet  sociale. 

Arabia Saudite nuk dorëzohet. Princi Salman paralajmëroi se prodhimi nuk do të zvogëlohet edhe përkundër rënies së çmimit të naftës. Sauditët, si prodhues të naftës me çmim më të lirë se çdo shtet tjetër prodhues, dëshiron që ta rikthejë fuqinë e saj në tregun botëror dhe me këtë t’i bëjnë presion Rusisë dhe SHBA-ve, çmimi i të cilave për naftën është shumë më i lartë. Megjithatë, ulja e çmimit të naftës mund të lë pasoja edhe në ekonominë e Arabisë Saudite, duke e pasur parasysh se 85% nga eksporti dhe 90% e buxhetit të shtetit vjen nga nafta.

Shteti arab po përballet me sfida të fuqishme, sepse ndryshimi i pushtetit është i patjetërsueshëm dhe nuk dihet se në çfarë mënyre do të kalojë faza transitive e këtij shteti, vlerësojnë gazetat prestigjioze ekonomike botërore. Për shkak të rënies së çmimit të naftës duke filluar nga vera e vitit të kaluar, humbje të mëdha kanë edhe aksionet e kompanive të mëdha të naftës.

Kapitalizmi i tregut i 10 grupacioneve amerikane të naftës po “shkrihet” për më shumë se 200 miliardë dollarë, prej të cilëve më i madhi nga gjigantët, “Ekson Mobajll”, ka humbur  rreth 50 miliardë dollarë. (Besim Abdullai, TVM2)