Botë
Rusia bombardon Odesën, 17 civilë të vrarë e dhjetra të lënduar
01.07.2022 13:31
Mëngjesin e së premtes , sulmet ruse me raketa kanë goditur godinat e banimit në rajonin e Odesës në Ukrainë...

Mëngjesin e së premtes , sulmet ruse me raketa kanë goditur godinat e banimit në rajonin e Odesës në Ukrainë, duke shkaktuar 17 viktima dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.
Raketa e parë u lëshua nga një aeroplan që vinte nga Deti i Zi. Një raketë e dytë goditi ndërtesat tre dhe katërkatëshe të një qendre rekreacioni , duke lëtë të vdekur persona, përfshi një fëmijë dhe ka plagosur një person tjetër, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës.Sulmi vjen pasi forcat ruse u tërhoqën të enjten nga Ishulli i Gjarprit, një ishull kyç i Detit të Zi, duke lehtësuar potencialisht kërcënimin ndaj qytetit port të Ukrainës, Odesës.
Por forcat ruse vazhduan ofensivën e tyre për të rrethuar bastionin e fundit të rezistencës në provincën lindore të Luhansutk.Sipas deklaratës së një gjenerali ukrainas, Rusia ka goditur 68 objekte civile në gjysmën e dytë të qershorit. Rusia vazhdimisht mohon të ketë shënjestruar civilët.
