Botë
Bullgari, Asen Vasilev është mandatari i ri i qeverisë
01.07.2022 12:44
Zëvendëskryeministri dhe ministri aktual i financave, Asen Vasilev...

Zëvendëskryeministri dhe ministri aktual i financave, Asen Vasilev, do të jetë mandatari i ri I qeverisë bullgare. Presidenti Rumen Radev sot në orën 17:00, duhet t'ia dorëzojë mandatin
Vasilev ka tani shtatë ditë në dispozicion për të propozuar një kabinet të ri. Nëse kjo nuk ndodh, mandati i shkon GERB-it të Bojko Borisovit, nga ku tashmë kanë thënë se do ta kthejnë. Nga “ Ka një popull të tillë” reagojnë se për të hyrë në qeveri nuk janë të pranueshëm si mandatarë as Petkovi dhe as Vasilev.
Kryeministri bullgar në dorëheqje, Kiril Petkov sot pranoi se kanë mosmarrëveshje me KPT-në për çështje ndërkombëtare, dhe kanë dallime personale me disa nga deputetët, por sipas fjalëve të tij, asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme se prosperiteti i Bullgarisë.
