Botë

Çekia merr presidencën e BE-së: Ballkani Perëndimor, një nga prioritet i kryesimit

01.07.2022 14:05

Çekia, nga 1 korriku, mori kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian...

Çekia, nga 1 korriku, mori kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke krashëguar kështu kryesimin 6 mujor të Francës. Listën e prioriteteve të radhës të kryesimit me  Këshillin e Bashkimit Europian Çekia e ka të gjatë, por zgjerimi i bllokut nuk është lart në axhendë.
 
Në krye të listës së prioriteteve, Praga do të ketë Ukrainën. Edhe pse ka zëra se Çekia do ta ketë prioritet të rëndësishëm edhe Ballkanin Perëndimor, diplomatët në Bruksel nuk janë të sigurt nëse Çekia do të organizojë ndonjë takim të liderëve të BE-së me kolegët nga Ballkani Perëndimor. Çekia, gjithsesi, do të organizojë një takim të liderëve në Pragë, më 6 tetor, kur do të diskutohet për “Evropën më të gjerë”- pra, për raportet mes BE-së dhe vendeve të tjera evropiane që nuk janë në BE. Por, për formatin e këtij takimi do të vendoset më vonë.
 
Pritet të shihet nëse gjatë kryesimit çek, do të nisin apo jo  të nisin negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe a do të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën. Sipas burimeve diplomatike, nivelet më të larta,  po punojnë që konferenca e parë ndërqeveritare, me të cilën do të hapeshin simbolikisht negociatat e anëtarësimit për Shkupin dhe Tiranën, të ndodhë para pushimeve të verës – pra, në muajin e parë të kryesimit çek. Kjo është hera e dytë që Çekia merr kryesimin e BE-së që kur është bërë anëtare e bllokut në vitin 2004.