Maqedoni
U publikuan rezultatet e maturës shtetërore, MASh: Nota mesatare, më e lartë se vitin e kaluar
01.07.2022 15:13
Rezultatet e provimit të maturës shtetërore tashmë janë publikuar dhe nxënësit mund t'i shikojnë në tabelat e shpalljeve...

Rezultatet e provimit të maturës shtetërore tashmë janë publikuar dhe nxënësit mund t'i shikojnë në tabelat e shpalljeve nëpër shkolla, si dhe në mënyrë elektronike përmes portalit rezultati.dic.edu.mk.
Sipas informacioneve të Qendrës Shtetërore të Provimeve, nota mesatare është 3.78 dhe është më e lartë se vitin e kaluar që ishte 3.61 thonë nga MASh. Sipas lëndëve, rezultati mesatar është 4.00 në Gjuhën amtare, 3.48 në Gjuhën angleze, 4.79 në Gjuhën frenge, 4.70 në Gjuhën gjermane, 5.00 në Gjuhën ruse, 4.18 në Matematikë, 3.93 në Filozofi dhe 4.54 në Estetikë.
Ankesat nxënësit mund t'i dorëzojnë nëpër shkolla që nga 5 korriku. Rezultatet e parashtresave QShP do t'i publikojë më 11 korrik. Shikimi testeve nga ana e kandidatëve është më 13 korrik në QShP, me njoftim paraprak dhe kohë të caktuar me telefon më datë 12 korrik 2022.
Këtë vit provimin e maturës shtetërore e paraqitën 15.899 nxënës. Në proces u angazhuan rreth 2000 mësimdhënës si testator dhe rreth 300 vëzhgues.
