Maqedoni
Propozimi francez, BDI: Mundësi historike për të ardhmen europiane
01.07.2022 15:30
BDI përshëndet rolin konstruktiv të presidencës franceze për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme në kontestin me Bullgarinë...

BDI përshëndet rolin konstruktiv të presidencës franceze për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme në kontestin me Bullgarinë fqinje dhe vlerëson që propozimi i dhënë, është bazë e mirë për të përmbyllur kontestin dhe për të zhbllokuar rrugën tonë europiane.
BDI vlerëson se propozimi francez është në kornizat e lejuara të një kompromisi racional. Ky propozim, ka mbështetjen edhe të Uashingtonit, Brukselit, Parisit, Londrës, Romës dhe kryeqyteteve perendimore dhe ne të gjitha të arriturat e vendit i kemi të përbashkëta me komunitetin euro-amerikan, thonë nga selia blu.
BDI apelon deri te të gjithë palët e involvuara në këtë proces historik që me racionalitet t’i qasen përmbajtjes së propozimit dhe së bashku të sjellin vendimin e shumëpritur për të zhbllokuar rrugëtimin e integrimit të vendit.
