Maqedoni
Drejtoria e të hyrave publike për TVSh –në, nga 1 janari do të kthehen 2100 denarë
01.07.2022 15:47
Drejtoria e të hyrave publike duke filluar nga viti 2023 do të rrisë limitin për qytetarët...

Drejtoria e të hyrave publike duke filluar nga viti 2023 do të rrisë limitin për qytetarët për kthimin e TVhH së nga skenimi i llogarive fiskale nga 1800 në 2100 denarë. Sipas kësaj drejtorie me këtë masë stimulohen qytetarët që ti kërkojnë llogaritë fiskale ndërsa kompanitë që ti japin ato.
“Në periudhën e ardhshme në koordinim me Ministrinë e Financave do të parashtrojmë propozim ndryshim të ligjit për kthimin e një pjesë të TVSH së, për personat fizik. Ky ndryshim ka për qëllim që nga një janari 2023 të rritet limiti për kthim të TVSH -së me çka qytetarët në vend të 1800 deanrëve do të mund të kthejnë 2100 denarë për një tremujor”, u shpreh drejtoresha e drejtorisë së të hyrave publike Sanja Llukarevska.
Nga kjo drejtori bëjnë thirrje sa më shumë qytetarë të shfrytëzojnë këtë aplikacion dhe që të të azhurohen ndryshimet e të dhënave.
“Dua tu bëj thirrje qytetarëve që shfrytëzojnë këtë aplikacion që rregullisht ti azhurojnë ndryshimet e të dhënave të tyre , e në veçanti ata qytetarë që periudhën e kaluar kanë pasur ndrshime në transkacionet e tyre , sepse vetëm në kët mënyrë do të mundësohet pagesa në kohë e TVSh së për qytetarët”, theksoi Llukarevska.
Numri më i madh i llogarive të skenuara janë në Shkup edhe atë 250 milion, ndërsa numri më i madh i shfrytëzuesve janë gra. Përmes këtij aplikacioni deri më tani janë ktheyr 4. 2 miliardë denarë.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
