Maqedoni
ShMP: Rritet numri i aksidenteve, 4 në 100 punojnës, humbën jetën në vendin e punës
01.07.2022 16:04
Studimet e fundit të Shoqatës për Mbrojtjen në Punë tregojnë se marrëveshjet e punës shkelen vazhdimisht...

Studimet e fundit të Shoqatës për Mbrojtjen në Punë tregojnë se marrëveshjet e punës shkelen vazhdimisht dhe kjo paguhet edhe me gjak. Në vitin 2021 në vend ka pasur 165 aksidente në punë.
Vetëm vitin e kaluar kanë ndodhur 30 lëndime të rënda me pasoja fatale. Shkalla e vdekjeve në punë në vitin 2021 është 3.77, pra për çdo 100 mijë punonjës, pothuajse 4 punonjës humbin jetën në vendin e punës.
“Çdo javë humbasim një punëtor në vendin e punës. Dhe në statistikat që kemi në dhjetë vitet e fundit, kemi një “ushtri” prej 400 vetësh të vrarë në vendin e punës. Dikush duhet të ketë turp për këtë, dikush duhet të marrë përgjegjësi”, theksoi kryetar i Shoqatës për Mbrojtje në Punë Milan Petkovski.
Gjendja më e rëndë për shkeljen e kushteve të punës, është në industrinë e tekstilit, ku 80% e të punësuarve kanë probleme nga sëmundje të fituara në punë. Situata nuk është e mirë as në industrinë përpunuese, në ndërtim dhe në bujqësi.
“Nga një studim i fundit që kemi bërë për sektorin e tekstilit, ku kemi mbuluar një të katërtën e punëtorëve, kemi gjetur se pothuajse 80% e punëtorëve në industrinë e tekstilit kanë diagnoza të caktuara shëndetësore. E gjithë kjo thotë se ne jemi të sëmurë në vendin e punës”, theksoi Petkovski.
Ndërkohë nga kushtete e këqija të punës, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik shënohen rreth 1500 dëmtime të rënda në vit.
ILMIJE ZHAKU
