Maqedoni
LSM protestoi para kuvendit, të mbështet amendamenti për rritjen e pagave
01.07.2022 16:21
Anëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë protestuan para Kuvendit...

Anëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë protestuan para Kuvendit, ndërsa në të po mbahej seanca e Komisionit për financim dhe buxhet. Ata kërkojnë që deputetët të mbështesin amendamentin e LSM-së në ribalancin e buxhetit për rritje lineare të pagave. Para kuvendit LSM u bëri thirrje edhe partive të koalicionit qeverisës që të gjejnë zgjidhje për punëtorin.
“Sot apelojmë deri te partnerët e koalicionit të cilët janë mbledhur për propozimin francez. Shokë, partner të koalicionit, nga të gjitha partitë politike, sot punëtori para Kuvendit të Maqedonisë po grevon për bukë. Përksaj asaj që do ta zgjidhni propozimin francez, ju lus dhe ju apelojë që të zgjidhni edhe këtë problem, në bazë të këtij amendamenti për rritje prej 2806 denarëve”, u shpreh kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
Përderisa kemi rritje çmimesh në të gjitha sferat, sipas sindikatit është e prapranueshme që shteti të mos rrit pagat.
“Neve paratë na janë të nevojshme sot, pasi sot është rritur çmimi i rrymës për 7.4% deri 28%, kurse ne si punëtorë që jemi këtu, e besoj që edhe ju nuk e dini se çfarë do të thotë kjo prej 7 deri në 28, që do të thotë se ata gjetën metodologji të re për rrymën, gjetën zgjidhje, kurse nuk gjetën zgjidhje dhe metodologji për rritje të pagave në këtë kohë krize ekonomike, ku sot ka rritje të rrymës, kemi çmimeve të larta të produkteve, krizë të derivateve e kështu me rradhë, e të mos flasim për inflacionin dyshifror”, theksoi Dimovski.
Greva e përgjithshme në sektorin publik filloi më 22 qershor me kërkesa për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë në shumë neto për të gjithë punëtorët në përputhje me rritjen e pagës minimale, nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe pagesën e K-15.
ERSAN PAJAZITI
