Maqedoni

Porpozimi i ri francez, Robin: Dokumenti është identik me të parin

01.07.2022 16:38

Propozimi francez për të cilin thuhet se është i ri, nëse i marrim për bazë mesazhet nga Parisi dhe Sofja...

Propozimi francez për të cilin thuhet se është i ri, nëse i marrim për bazë mesazhet nga Parisi dhe Sofja, del që aspak nuk është I ri. Pikërisht ambasadorja e Francës në Bullgari, Florence Robin tha se dokumenti i ri është identik me atë të votuar në Parlamentin bullgar një javë më parë dhe në të janë përfshirë të gjitha kushtet bullgare.
 
“Propozimi nuk ndryshon nga i pari dhe mbron plotësisht të drejtat e pakicave në Komunitet, duke përfshirë edhe bullgarët. Dokumenti është identik me të parin, i votuar tashmë në parlamentin bullgar dhe nuk ka nevojë për shqyrtim të ri në Bullgari”, u shpreh ambasadorja e Francës në Bullgari, Florence Robin. 
 
Porpozimi i ri francez, Gençovska: Të gjitha kërkesat bullgare janë në të
 
Se nuk ka asgjë të re në popozimin francez potencon edhe  Shefja në largim e MPJ-së bullgare Teodora Gençovska. E pyetur drejtpërdrejt nëse ka ndonjë propozim të ri francez, ajo u përgjigj JO.
 
“Gjithçka varet nga gatishmëria e Shkupit. Presim një politikë shtetërore dhe të përgjegjshme prej tyre. Bullgaria është e gatshme të nënshkruajë protokollin e fundit nga Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar”, theksoi shefja në largim e MPJ-së bullgare Teodora Gençovska. 
 
Borisov: Bullgaria të finalizojë propozimin francez
 
Lideri i GERB-it dhe ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, tha se është koha që të finalizohet zgjidhja nga Parisi dhe Maqedonia në ato kushte të filloj negociatat me BE-në. 
 
“Për sa i përket çështjes së Maqedonisë, vërtet u uroj suksese kolegëve të mi në Sofje që të mund të themi se presidenca franceze ka bërë shumë dhe të jetë e suksesshme ashtu siç e meriton”, u shpreh lideri i GERB-it dhe ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov. 
 
Ndërkohë Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe se e mirëpret informacionin se Maqedonia dhe Bullgaria janë afër marrëveshjes.
 
“Kam pasur një bisedë të mirë telefonike me kryeministrin Kovaçevski. E mirëpres lajmin se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet”, shkroi Von der Leyen në Twitter.
 
Ajo shton se Komisioni Evropian është i gatshëm të fillojë skriningun për Maqedoninë dhe Shqipërinë në rrugëtimin e tyre evropian.
 
SANIJE DURAKU