Maqedoni

RMV dhe Bullgaria, thellojnë mardhëniet në sferën e sigurisë

01.07.2022 16:55

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria janë dhe do të mbeten dy shtete mike...

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria janë dhe do të mbeten dy shtete mike, dhe bashkëpunimi i tyre në të gjitha sferat e jetës do të jetë në të mirën e dy vendeve dhe popujve tonë, konstatuan pas takimit dy ministrat e brendshëm i RMV-së Oliver Spasovski dhe ai bullgar Bojko Rashkov.
 
Këto prononcime u bënë pas stërvitjes së përbashkët të njësive special policore të të dyja vendeve në Sofje të Bullgarisë. Sipas Saposovskit MPB dhe RMV do të jetë shumë e interesuar që të rrisë nivelin e bashkëpunimit në mes të dyja ministrive në sferat e shkatërimit të krimit të organizuar, tregtisë me njerëz, tregtisë me lëndët narkotike, dhe bartjen e emigrantëve.     
 
“Kemi një bazë të mirë  pas të cilës është themeluar edhe qendra e përbashkët kontaktuese për luftën kundër krimit të organizuar dhe korupsionit. Do të bëjmë shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve, dhe bashkarishtë do të kontribuojmë që të kemi rritje të sigurisë për të dyja vendet tona dhe popujt tanë”, u shpreh ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
 
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Bullgarisë, Bojko Rashkov, i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet në fushën e punëve të brendshme dhe të sigurisë ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
Rashkov ndau besimin se dialogu aktiv dhe i hapur për të gjitha temat me interes të përbashkët do të mbështetet dhe thellohet edhe në të ardhmen. Në këtë stërvitje ushtarake kanë marrë pjesë disa njësi special policore anti-teroriste, të dy ministrat në fund së bashku konstatuan se kur të ka bashkëpunim dhe shkëmbim të informacioneve rezultatet janë evidente.
 
FITIM KRYEZIU