Botë
Sulm në Odesa: Humbin jetën 19 persona, dhjetra të tjerë plagosen
01.07.2022 17:23
Së paku 19 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse mbi një bllok ndërtesash...

Së paku 19 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse mbi një bllok ndërtesash, në qytetin port të Odesës, porti kryesor i Detit të Zi në Ukrainë. Në mesin e viktimave nga sulmi në lagjen Belgo-rod-Dniester, janë edhe dy fëmijë.
Nga gërmadhat janë nxjerrë 8 persona të gjallë. Sulmi në Odesa pason tërheqjen e një dite më parë të forcave ruse nga Ishulli i Gjarprit, një ishull strategjik kyc, i Detit të Zi. Kjo ishte një lëvizje e befasishme për banorët vendas sepse Rusia ofanziven e saj e kishte fokusuar vetëm në Donbas.
Moska nga ana tjetër mohon që ka sulmuar vendbanime të civilëve në Odessa. Në Lisiçansk janë duke u zhvilluar beteja të ashpra për marrjen e këtij qyteti. Lisiçansku është qyteti I fundit në rajonin e Donbasit i cili akoma nuk ka rënë në duart e rusëve.
“Forcat e Armatosura Ruse vazhdojnë ofensivën e tyre të suksesshme pranë Lysychansk. Gjatë tre ditëve të fundit, njësitë ruse kanë marrë nën kontroll rafinerinë e naftës Lysychansk, minierën e qymyrit Matrosskaya, një fabrikë xhelatine, si dhe vendbanimin Topolivka. Forcat aleate kanë arritur në Lysychansk”, u shpreh zëdhënësi rus i ministrisë së mbrojtjes Igor Konashenko.
Në të njejtën kohë Bashkimi Evropian vazhdon të mbështese ushtarakisht dhe ekonomikisht Ukrainën. Kryetarja e KE-së deklaroi përpara deputeteve dhe presindeti Zelenski, që Ukraina morri satusin e kandidatit nga Brukseli, por rrugëtimi do të jetë shumë i vështirë dhe i gjatë.
“Megjithëatë Evropa është në anën tuaj dhe do të jetë deri sa zgjasin ditët e errëta të luftës. Besojmë në të ardhmen evropiane të Ukrainës. Dhe arsyeja është e thjeshtë. Arsyeja është këmbëngulja e popullit ukrainas, vendosmëria e tyre, pasioni i tyre për Evropën. Dëshira e tyre për të jetuar ëndrrën evropiane në vendin e tyre të bukur”, theksoi kryetarja e KE-së, Von Der Leyen.
Sipas Lvarovit i cili është për vozitë tre ditore në Minsk, tha se Nato nuk është më një aleancë mbrojtëse.
“Kjo është qesharake, sepse tashmë nuk egziston Pakti i Varrshavës dhe në të njejtën kohë, Nato është zgjeruar për pesë herë drejt lindjes. Siç e konsiderojnë dhe deklarojnë veten - gjatë gjithë kohës, si një 'aleancë mbrojtëse' atëherë nga kush po mbroheshin? Dhe nëse ju zgjeroheni, zotëroni territore, vendosni forca të armatosura, vendosni infrastrukturën ushtarake kudo, atëherë, sipas terminologjise ruse, kjo është mbrojtje. Është pikërisht e kundërta”, u shpreh ministri rus i punëve të jashtme Sergei Lavrov.
Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës. Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e pestë.
FARIJE DAUTI BAKIU
