Maqedoni

Propozimi francez, VMRO: Debakël i diplomacisë, qeveria të dorëhiqet

01.07.2022 17:37

Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE kundërshton propozimin francez për të cilin Qeveria...

Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE kundërshton propozimin francez për të cilin Qeveria filloi konsultime të gjëra institucionale, politike dhe shoqërore.
 
Sipas VMRO DPMNE-së, propozimi i tashëm francez është i njëjtë me atë para samitit të Këshillit Evropian, është i papërshtatshëm për maqedonasit dhe shtetin dhe paraqet debakël të diplomacisë. Akuzuan Qeverinë se po përpiqet të manipulojë opinionin, prandaj kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
 
“Kërkojmë nga Dimitar Kovaçevski që të ndalojë me këto manipulime, ta publikojë propozimin dhe të sheh i gjithë opinioni se ky propozim, në thelb, është i njëjti me atë për të cilin opinion maqedonas ndërtoi consensus të gjërë se është i papërshtatshëm për shtetin, është nënçmues, nuk i zgjidh kontestet me Bukllgarinë deh nuk na çon deri te qëllimi që e imagjinojmë në këto 20 vitet e fundit e që është anëtarësimi I plotëfuqishëm në Unionin Evropian”, u shpreh Antonio Milloshovski nga VMRO DPMNE.
         
Përdallim nga opozit amaqedonase opozita shgqiptare, përkatyësisht ASH konsidron se propozmi francez duhet të merret seriozisht nga të gjithë. Kreu i ASh-së, Ziadin Sela në një prononcim për “Lajm” thotë se propozimi francez nënkupton vazhdimin ose jot ë rrugës së integrimit.
 
“Bëj apel që të merret me seriozitet propozimi që është në tryezë tani, i ashtuquajturi, i Francës, sepse nuk bëhet fjalë për përkrahjen ose jo të këtij propozimi por bëhet fjalë për vazhdimin ose jo të Maqedonisë së Veriut në rrugën e Bashkimit Evropian. Dhe nëse dilemma është kjo atëherë mendoj që çdo politkëbërës pa marrë parsysh përkatësiën etnike do të duhet të mos ketë asnjë dilemë por rrugëtimi të jetë BE-ja”, theksoi kryetar i ASh-së, Ziadin Sela.
 
Qeveria deklaroi se propozimi francez, me inkorporimin e vërrejtjeve të palës maqedonase, është i favorshëm prandaj filloi konsultime të gjëra shoqërore.
   
SHPËTIM NUREDINI