Maqedoni
Këshilli gjyqësor, 40 gjykatës dhe 10 prokurorë shkojnë në pension
01.07.2022 17:51
Këshilli gjyqësor ka konstatuar ndërprejrjen e funskionit të rreth 40 gjykatësve të cilët i plotësuan kushtet për pensionim...

Këshilli gjyqësor ka konstatuar ndërprejrjen e funskionit të rreth 40 gjykatësve të cilët i plotësuan kushtet për pensionim. Dy prej tyre do të vazhdojnë të punojnë si antarë të Këshillit Gjyqësor dhe dy si Gjykatës Kushtetes.Për disa antarë të Këshillit gjyqësor diskutabile ishte mënyra e ndërprejrejs së funksionit.
“Si do të konstatojmë ndërprerjen e funksionit të gjykatësit kur ne ua kemi vazhduar funksionin një numri të madh të gjykatësve pas datës 30 qershor.Nuk e kemi këtë të drejtë, Kushtetuta është e qartë”, u shpreh antarja e Këshillit Gjyqësor Meri Radevska.
“Diku rreth 20 gjykatës dëshirojnë të shkojnë në pension nuk duan të vazhdojnë ,por rreth diku 20 gjykatës të tjerë nuk e dim se pse por ja dëshirojnë të vazhdojnë”, theksoi antari i Këshillit Gjyqësor Sasho Georgiev.
Pasi që Kuvendi nuk arriti të miratojë ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune në pension kalojnë edhe 10 prokuorë.
“Ne njëri me tjetrin kishim mundësi ti marrim ose ti kalojmë lëndët, kështu që këtu nuk ka process të pengesës për cilin do prokurorë që ti marrë dhe ti vazhdojë ato veprime .Nuk është sikurse tek gjykatat që ka pengesë procesi ,ku nëse ndrrohet Këshilli lënda të fillojë nga e para”, u shpreh kryetari i Këshillit të prokurorëve Antonio Jolevski.
Sistematizimi i pozitave gjyqësore kap 630 vende prej të cilave të plotësuara janë 470.Nëse miret parasysh edhe numri i gjykatësve të pensioner së fundmi ,sistemi ballafaqohet me mungesë të kuadrit i cili duhet të ndajë drejtësi.
Situata është e ngjajshme edhe në prokuroi. Të dhënat e fundit tregojnë mungesë të 60 prokurorëve.
FLORIJE BELULI KAMBERI
