Thaçi takime në Tiranë
Hashim Thaçi është nderuar në Tiranë me titullin “Doktor Honoris Causa” në vizitën e tij të tretë në Shqipëri, për të parën herë si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës....

Takimin e tij të parë Thaçi e ka nisur me homologun shqiptar, Ditimir Bushatin, të cilët gjatë konferencës së përbashkët lajmëruan mbledhjen e radhës të Qeverive Prishtinë-Tiranë në muajin mars. Ndërsa sa i përket vizitës së kryeministrit serb që pritet ta zhvillojë në Kosovë, Thaçi e quajtur si një vizitë mjaft normale.
Gjatë konferencës, Bushati e Thaçi folën edhe për terrorizmin që ka mbërthyer zemrën e Evropës, duke deklaruar se do të ndërmarrin hapa konkrete kundër këtij fenomeni shqetësues.
Agjenda e Thaçit vijoi më tej me takimin me presidentin, Bujar Nishani, kryeministrin, Edi Rama, me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, si dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Gjatë takimeve mësohet se Thaçi ka marrë garanci për bashkëpunim dhe mbështetje të Kosovës në shumë fusha. (Luljeta Ndoka, TVM2)
