Maqedoni
Propozimi francez, Osmani: Ndan procesin integrues nga çështjet bilaterale
01.07.2022 18:19
Propozimi francez ndan procesin eurointegrues të vendit nga çështjet e pazgjidhura bilaterale me Bullgarinë...

Propozimi francez ndan procesin eurointegrues të vendit nga çështjet e pazgjidhura bilaterale me Bullgarinë, thotë ministri i jashtëm Bujar Osmani. Protkolli me Bullgarinë sipas Osmanit mund të fillojë punën pasi që qeveria të jep dritë jeshile, pas konsultimeve me të gjithë faktorët politik.
Osmani prognozon se dita kur mund të organizohet takimi me komisionin ndërqeveritar me Bullgarinë, koincidon me ditën kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të miratojë kornizën negociuese.
“Paketa ka komponentën e pjesën evropiane dhe komponentën bilaterale. Komponenta bilaterale është protokolli, kjo nuk është më në paketën evropiane por është bilateral me Bullgarinë por është pjesë e këtij procesi që Bullgaria të jep pajtueshmëri për pakon. Protokolli është i harmonizuar, kuptohet mes ministrive të jashtme, por duhet të miratohet nga qeveria ndërsa qeveria do ta shqyrtojë në kuadër të të gjithë pakos. Nëse qeveri pas të gjitha konsultimeve e miraton pakon, atëherë unë mundem menjëherë të organizoj takim të komisionit ndërqeveritar me Bullgarinë dhe t’i qasemi nënshkrimit të protokollit”, u shpreh ministri i jashtëm Bujar Osmani.
Nëse pajtohemi me këtë pako, kjo nënkupton fillimin e shpejtë të negociatave me BE-në, thotë zv.kryeministri Bojan Mariçiq. Propozimi i modifikuar ka rregulluar pakënaqësitë e qeverisë nga verzioni i parë, shton Mariçiq.
Mariçiq: Nëse pranohet propozimi, nisim negociatat shpejt
“Në kuadër të këtij dokumenti, ashtu siç është propozuar, nuk është vendosur protokolli, që nënkupton se janë plotësuar pritjet tona që mos ti kemi çështjet bilaterale që do ta ngarkonin procesin. Ne kemi garanca se atë qe e kemi ratifikuar në parlament, do ta plotësojmë, asgjë më tepër nga kjo. Çështjet bilaterale do të zgjidhen sipas formatit bilateral me Bullgarinë”, theksoi zv/kryeministri për eurointegrime Bojan Mariq.
Mariçiq thotë se secili shtet në cfarëdo momenti të procesit mund të bllokojë nëse nuk pajtohet me ecurinë e negocitatave.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
