Maqedoni
Komisioni për Financa dhe buxhet, vazhdon shqyrtimi i amendamenteve
01.07.2022 18:33
Komisioni për Financa dhe buxhet ka vazhduar me shqyrtimin e amendamenteve të parashtruara lidhur...

Komisioni për Financa dhe buxhet ka vazhduar me shqyrtimin e amendamenteve të parashtruara lidhur me rishikimin e buxhetit për vitin 2022. Shumica në komision hodhi poshtë kërkesën Aleancës për Shqiptarët që të sigurohen fonde për ndërtimin e infrastrukturës të kanalizimit për fshatin Dobërdol komuna e Vrapçishtit.
“Me këtë amendament propozohet që të sigurohen 14.628.000 denarësh për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Dobërdoll komuna Vrapçishtit”, u shpreh deputeti i ASh-së, Halil Snopçe.
“Nuk pranohet amendamenti. Nëpërmjet projektit te dyte per përmirësimin e shërbimeve komunale MSPI-2 është realizuar projekti i nje stacioni filtrues për ujin e pijshëm për ujesjellesin lokal në fshatin Dobridol me fonde mbi 3. milionë denarë. Për realizimin e projekteve të tilla komuna mund të aplikojë në mënyra të tjera të përshtatshme”, theksoi zv/ministri për financa Filip Nikollovski.
Deputeti i BDI-së Bajram Kadria në reagimin e tij theksoi se për sigurimin e fondeve të tilla të bisedohet gjatë krijimit të buxhetit të ri me qëllim të ketë kohë të mjaftueshme që këto projekte të realizohen.
“Momentalisht edhe nëse do të votohet diçka unë jam I sigurtë se 99%nuk ralizohen deri në fund të vitit për shkak se e dini edhe vetë se merr kohë tenderimi, merr kohë përgaditja e dokumentacionit merr kohë realizimi”, u shpreh deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija.
Nëpërmjet amendmenteve deputetët nga opozita kryesisht kërkuan fonde për infrastrukturën nëpër komuna. Ndryshe sot u pranuan tetë amandamente të dorëzuara nga grupi i deputetëve të LSDM-së për propozim ndryshim të ligjit për finansim të njësive të vetqeverisjeve lokale.
NAIM RAMADANI
