Maqedoni
Stërvitja ndërkombëtare “Kampusi veror 2022”, Petrovska: Krijon miqësi të reja të fuqishme
01.07.2022 18:47
Përfundon stërvitja ndërkombëtare “Kampusi veror 2022”...

Përfundon stërvitja ndërkombëtare “Kampusi veror 2022”, i cili u mbajt në dy javët e kaluara në poligonin e ushtrisë Krivollak dhe në qendrën stërvitore “Pepelishte. Kampusi veror, i cili realizohet për të njëmbëdhjetën herë, u organizua nga Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” dhe morën pjesë 90 studentë dhe kadetë nga 16 vende partnere dhe aleate.
Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska tha se falë këtij kampusi kadetë dhe studentë nga 16 shtete janë trajnuar nga profesorë dhe ligjërues të Akademisë Ushtarake të Maqedonisë, por edhe nga profesorë nga Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria, duke treguar se dinë të demonstrojnë bashkim, duke njohur kultura dhe kombësi të ndryshme.
“Pas dy viteve pushim për shkak të kovidit kadetët nga akademia ushtarake ,mbajtën kampus veror në Krivollak të përkushtuar dhe me sukses. Të gjithë së bashku, nga 16 vende të ndryshme, aleatë të NATO-s, vende partnere të NATO-s, të cilët ushtrojnë së bashku, ndajnë përvojën, njohuritë e tyre dhe mbi të gjitha krijojnë miqësi të reja dhe një të ardhme të përbashkët. Kjo tregon se investimi tek ju është investim në të ardhmen tonë”, u shpreh ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska.
Në kampusin veror të këtij viti u trajnuan studentë dhe kadetë nga vendi , Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kroacia, Italia, Kosova, Letonia, Mali i Zi, Norvegjia, Polonia, Rumania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungaria.
Gjatë trajnimit dy javor, u zhvilluan trajnime praktike në Marrëdhëniet me Publikun, Trajnimin Mjekësor, Luftimin Urban, Trajnimin e Mjeteve të Improvizuara shpërthyese etj.
VLORA LATIFI TOPOJANI
