Maqedoni

BE-ja mirëpret propozimin në Shkup, Gir: Tani jemi në pozitë më të mirë

01.07.2022 19:01

Bashkimi Evropian mirëpret propozimin e rishikuar në Shkup. Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir...

Bashkimi Evropian mirëpret propozimin e rishikuar në Shkup. Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir tha se për momentin jemi në një pozitë më të mirë.
 
“Ne e mirëpresim propozimin e rishikuar francez i cili është përpiluar që të adresojë shqetësimet e Maqedonisë së Veriut. Tani kryeministri zhvillon konsultime. Ne shpresojmë shumë që këto konsultime do të jetë të frytshme dhe do të lejojnë hapjen e negociatave. Kanë qenë disa javë të vështira për të gjithë por mendoj se për momentin jemi në një pozitë më të mirë”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.