Gruevski vazhdon vizitën në Indi

12.01.2015 18:09

Kryeministri, Nikolla Gruevski, në Samitin “Vajbrant Guxherat”, i cili njihet si një prej takimeve më të mëdha investuese në Indi, ku marrin pjesë politikanë, drejtorë të rreth 50 kompanive globale botërore, si dhe 30 diplomatë udhëheqës, u takua me kolegun e tij indian, Narendra Modi, dhe porositi se kompanitë indiane janë të mirëseardhura që të investojnë në zonat zhvillimore­teknologjike në Maqedoni...

Në margjinat e Samitit Global në Ahmedabad, Gruevski  bisedoi edhe me kryetarin e Bankës Botërore, Xhim Jong Kim, me të cilin konstatuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të ndërsjellë, i cili ekziston sa i përket realizimit të më shumë projekteve aktuale. Biseda është realizuar edhe me sekretarin e Shtetit të SHBA­së, Xhon Keri, dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki­Mun, si dhe me kryeministra, ministra të tjerë dhe drejtorë ekzekutiv të kompanive të cilat ishin të pranishëm në samit.

Vende partnere të samitit janë SHBA­ja, Japonia, Singapori, Afrika e Jugut, Holanda, Britania e Madhe dhe Australia. Gjatë tre ditëve të samitit, siç shkruajnë mediat indiane, mbahen disa prezantime nga ana e vendeve pjesëmarrëse, rreth dymbëdhjetë seminare, si dhe rreth 700 takime të ndërsjella të përfaqësuesve të pranishëm të kompanive, por edhe takime me përfaqësuesit qeveritarë, në të cilat pritet të bisedohet për investime të mundshme.

Samiti, siç shkruan gazeta ditore "Tajm of India", mbahet në kushte të masave deri më tani të papara për siguri. Në Ahmadabad janë angazhuar 12 mijë policë, midis të cilëve edhe pjesëtarë të njësiteve speciale, ndërsa në lokacionin ku mbahet Vibrant Guxheratedhe 4.000 persona shtesë.

Kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili kryeson një delegacion qeveritar në vizitën ekonomiko­politike në Indi, vizitoji qytetin Çenai, ku në biznes-forum prezantoi mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)