Maqedoni

Parashikimi i motit

02.07.2022 11:53

Moti në vendin tonë këtë të shtunë do të jetëme diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare...

Moti në vendin tonë këtë të shtunë do të jetëme diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verilindor. Pasdite pritet paqednrueshmëri me reshje lokale, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa në disa vende kushte për paraqitje të motit të ligë. 
 
Temperaturat minimale do të jenë prej 12°C deri në 21°C, ndërsa temperaturat maksimale do lëvizin në interval prej 30°C deri në 38°C. Indeksi UV do të jetë 8.
 
Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtëra. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36°C.